Arbër Çekaj, pronari i “Arbi Garden”, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë, i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai kërkon përjashtimin e prokurorit Ervin Kondili. Çekaj pretendon se Kondili ka manipuluar faktet në ngarkim të tij.
Pronari i “Arbi Garden” akuzon Kondilin, se e ka personale çështjen me të.
Ai ka kërkuar një prokuror nga Serbia, nëse KLP nuk gjen dot një zëvendësues.
“Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kulici dhe mbiemrin Kulici që kam pasur unë më herët Unë nuk kam asnjë problem me Kondilin. Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteineret ja la deri ne fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kulici e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora. Nuk kam asnjë problem me vlonjatët, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun dhe unë në burg. Çfarë grupi kriminal kur gënjyet Gjermaninë duke dhënë garanci për proces të rregullt e manipuluat provat. Siç merrni miell, grurë nga Serbia merrni edhe një prokuror për mua nëse nuk ka prokuror tjetër SPAK. Kondili fitoi vettingun e SPAK në kurrizin tim, por ja që kryetar nuk e bënë ndaj të japë dorëheqjen do ishte e ndershme”, është shprehur Çekaj sot në gjyq.
Kondili i cili ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, u shpreh se nuk e trembin kërcënimit.
Ai iu drejtua Çekajt, duke i thënë të ndjekë procesin dhe të presë vendimin e bazuar në prova.
“Nuk më trembin kërcënimet. Zotëri ndiq procesin dhe prit vendimin e bazuar në prova. Kërko pafajësi po do” tha Kondili.
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën për pezullimin e procesit dhe vendosi që seanca e radhës tmbahet më 23 janar në orën 10:00.
Të arrestuarit për këtë çështje janë Arbër Çekaj, shoferi i kamionit ku u gjet droga, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë.
Për Pezakun dhe Lushajn, Prokuroia ka kërkuar 13 dhe 14 vite burg respektivisht.
Nëse gjykata pranon gjykimin e shkurtuar Çekaj do vuajë 14 vite burg, Pezaku 8.8 vite dhe Lushaj 10.8 vite.