Skip to content
Të Gjitha

Korça mbetet pa drita natën e Krishtlindjes, defekti ende s’është rregulluar

· 1 min lexim

Disa zona të Korçës mbetën pa energji elektrike natën e Krishtlindjeve. Arsyeja ishte një avari e rëndë në transformatorin e nënstacionit të Korçës.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Bilishtit, Vranishti, Gjanci, Rehova dhe pjesërisht periferia Korçë.

Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë që qyteti i Korçës dhe zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës furnizohen normalisht me energji.