Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilluan një takim ditën e sotme.
Thaçi deklaroi se i ka lënë Kurtit 48 orë kohë për të dorëzuar kandidatin për kryeministër.
Nga ana tjetër, Kurti tha se ishte gati për negociata me Lëvizjen Demokratike të Kosovës.
Së fundmi, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe LDK.
Në një reagim në Facebook, zyra e medias së LDK-së shkruan se partia që ka dalë e para ka përgjegjësinë për të themeluar institucionet.
Në shkrim thuhet se ata janë gati të futen në negociata të tjera dhe pushteti duhet të jetë i balancuar që dhe koalcioni të funksionojë siç duhet.
“Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs. LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve. LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.
LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit. LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve. LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, shkruan LDK.
Ndonëse zgjedhjet janë zhvilluar më 6 tetor, Kosova nuk ka ende një qeveri.
Kjo pasi LDK dhe VV nuk kanë arritur të bien dakord mbi formimin e koalicionit qeveritar.
Mirëpo, zhvillimet e fundit duket se do të sjellin shumë shpejt nënshkrimin e marrëveshjes.