Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja, është goditur sërish me sende të forta.
Makina ishte e parkuar pranë banesës së tij.
Mësohet se ngjarja është regjistruar gjatë vitit të ri.
Sipas “Balkanweb”, analisti e ka denoncuar ngjarjen në polici më 2 janar.
Kjo është hera e dytë që makina e Lubonjës sulmohet me gurë.
Sulmi i parë u regjistrua më datë 7 korrik.
Personi që u arrestua si autor për ngjarjen, u dënua me burg nga gjykata.
Ai shprehu urrejtje ndaj Lubonjës, për shkak të qëndrimeve të tij publike.