Avokati i Popullit ka paditur Këshillin e Emërimeve në lidhje me procedurat e ndjekura për listat e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Padia është regjistruar më 31 dhjetor të 2019-ës në Gjykatën Administrative të Apelit.
Padinë institucioni i Avokatit të Popullit, e kishte paralajmëruar që me datë 19 dhjetor të vitit të shkuar.
Gjithashtu kërkohet shfuqizimi i neneve të caktuara në disa vendime të KED-së.
Padia është bërë “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” si dhe “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.
Shorti për shqyrtimin e çështjes ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa.
Kujtojmë këtu kreu i KED, Ardian Dvorani, është paditur nga presidenti Ilir Meta, për “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”
Përplasja mes Metës dhe Dvoranit, nisi pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e Kushtetueses.
Për të njëjtin post, Kuvendi kishte zgjedhur Arta Vorpsin.