Britani – Dy shqiptarë janë shpallur fajtor nën akuzën ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.
Ata kanë pranuar para gjykatës se kishin planifikuar të shkëmbenin kokainë me vlerë £ 500.000 në një shtëpi në Kingston.
Bëhet fjalë për Denis Markeçi, 29 vjeç, dhe Endri Cena, 26 vjeç.
Të pandehurit u arrestuan pas një aksioni të ndërrmarrë nga National Crime Agency (NCA), e cila më 6 dhjetor, në një pronë në kopshtet e Britton sekuestroi 6 kilogram drogë të klasit A.
Madje, shqiptarët akuzohen edhe për sulm ndaj oficerëve të policisë.
Por, mësohet se ata e kanë mohuar diçka të tillë.
Dy të dënuarit, bashkë me një person tjetër të identifikuar si Dorian Zili, janë dënuar edhe për pajisje me dokumente false.
Sipas mediave vendase, gjykatësi Mark Horton i ka lënë shqiptarët në qeli deri në pritje të vendimit që do të merret me 7 shkurt.