Një burrë është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij në Kuçovë.
Bëhet fjalë për Bardhyl Aliun, 67 vjeç, i cili jetonte vetëm me bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit, pasi ka gjetur trupin e pajetë të së shoqit, ka njoftuar policinë.
Ekspertët ndodhen në vendngjarje e po hetojnë mbi shkaqet e vdekjes së Aliut.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një atak kardiak.
Megjithatë, nuk ka ende të dhëna zyrtare.
Balcan Web bën me dije se viktima jetonte në lagjen ‘1 Maji’ me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.