Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme ndryshimet e reja përsa i përket shërbimeve online.
Sipas shefit të qeverisë, tashmë 472 shërbime do të jenë online.
Rama vijon më tej, duke thënë se tashmë nuk do të ketë radhë të gjata nëpër sportele.
Me këto ndryshime synohet shkurtimi i kohës për të marrë një shërbim dhe eleminimi i rryshfetit.
Rama bën me dije se në qershor do të hyjë edhe blloku i dytë me 395 shërbime online.
Kryeministri premtoi se deri në fund të 2020-ës, 91% e shërbimeve do të jenë online.
Postimi i plotë
Revolucioni digjital përfshin 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa pas prezantimit të platformës bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit
Videon Rama e shoqëron edhe me shpiegimet se çfarë përfitojnë qytetarët:
- Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë
- Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës
- Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin
- Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin
- Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al