SPAK ka përfunduar hetimet për laboratorin e drogës në Has.
Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç,, Mustafa Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç, janë të arrestuarit e parë për këtë dosje.
Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.
Ndërsa mbi 19 të arrestuarit e tjerë rëndon akuza ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Në mesin e tyre janë Altin Avdyli, ose i njohur ndryshe si “Niçja”, Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, si dhe biznesmeni Orges Jahelezi.
Lista e plotë
- Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.
SPAK ka ngritur akuzë edhe për tre punonjës të policisë së shtetit, të cilët janë:
Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
Jasin Abdul, nga Saranda;
Bledar Koçi, nga Lushnja.
Mbi ta rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale.
Më 19 tetor të 2018-ës, policia gjeti në Brenog të Hasit një laborator me me mbi 200 kg heroinë.
Biznesmeni Admir Hoxha konsiderohet edhe si “truri i grupit”
Sipas hetimeve rezulton se ky person kishte kthyer ambjentin në një laborator droge.
Gjithashtu ai mbante kontakte me Hekuran Hoxhën i njohur si “Roni i Shijakut” dhe Saimir Gjepalin, po nga Shijaku.
Nga provat e mbledhura rezulton se përveç lëndës së parë, ishte prodhuar 182.5 kg drogë.
Heroina ishte presuar dhe ishte bërë gati për t’u trafikuar.
Anëtarët e familjes Shuti që kishin lëshuar ambjentin me qira, pretendojnë se nuk e dinin se aty ndodhej një laborator droge.
Prokuroria ka hedhur poshtë pretendimet e familjes Shuti, pasi mendohet se tre prej anëtarve punonin aty.