Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KQZ hap 337 vende pune për “Zgjedhjet 2019”/ Ja si të aplikoni dhe sa mund të paguheni

19:09 24/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Zgjedhjet lokale të përcaktuara për t’u mbajtur në 30 qershor kanë vënë në lëvizje institucionin kryesor të tyre, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për  të nisur punën për mbarëvajten e tyre.

KQZ ka bërë me dije përmes një njoftimi të plotë se janë hapur 337 vende të reja pune pranë këtij institucioni për një periudhë 2 deri në 6 mujore.

Njoftimi bën me dije se kanë caktuar një shpërblim në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Gjithashtu ka vendosur që të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 60.000 lekë për anëtarët dhe  sekretarin e KZAZ-ve, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Ajo që bie në sy është që vendet e punës përfshijnë pozicione që nga anëtarët e KZAZ-ëve deri tek numëruesit e thjeshtë.

NJOFTIMI I PLOTË PËR PROCESIN E HAPJES SË VEDNEVE TË REJA TË PUNËS

Projekt 

V E N D I M

PËR CAKTIMIN E MASËS  SË SHPËRBLIMIT PËR ANËTARËT E KZAZ-ve, KQV-ve DHE ANËTARËT E GRUPEVE TË NUMËRIMIT TË VOTAVE  PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE, TË DATËS 30 QERSHOR 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e tij të datës …2018, me pjesëmarrjen e:

Klement ZGURI- Kryetar

Denar BIBA-  Zëvendëskryetar

Bledar SKËNDERI- Anëtar

Edlira JORGAQI- Anëtare

Rezarta Bitri- Anëtare

shqyrtoi çështjen me:

OBJEKT:  

Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

BAZA LIGJORE: Neni 23, pika 1, germa a, neni 21, pika 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, dhe dëgjoi diskutimet e të pranishmëve,

VËREN:

Neni 21, pika 19, i Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, përcakton kompetencën e KQZ-së të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe anëtarët e grupeve të numërimit të votave. Në caktimin e masës së shpërblimit, KQZ merr në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës si dhe  përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në zonën e administrimit zgjedhor. Sipas përcaktimit të nenit 28, pika 1, KZAZ-ja ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe do të jetë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës. Sipas nenit 36, pika 2, propozimet për anëtarët dhe sekretarin e

KQV-së bëhen jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutisë së votimit dhe materialeve zgjedhore në VNV. Në bazë të nenit 95 të Kodit Zgjedhor, për numërimin e votave në rang ZAZ-je, me vendim të KZAZ-së caktohen Grupet e Numërimit të Votave 10 ditë para datës së zgjedhjeve. Grupet e Numërimit janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave për të gjitha qendrat e votimit të zonës së administrimit zgjedhor.

PËR KËTO ARSYE:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në nenin 23, pika 1, gërma a, nenin 21, pika 19, nenin 28, pika 1, nenin 36, pika 2, dhe nenin 95, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

V E N D O S I:

  1. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
  2. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 60.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit  përfundimtar të zgjedhjeve.
  3. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së.
  4. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV së.
  5. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave.
  6. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Avokati tenton të korruptojë gjykatësin, donte të ulte masën e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.