Skip to content
Të Gjitha

Dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten me thikë. Arrestohet 40 vjeçari shqiptar në Itali

· 1 min lexim

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar në Bari të Italisë.

Shpëtim Shehi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Fillimisht, ai e ka dhunuar dhe i ka shkaktuar disa fraktura në fytyrë.

Pas ngjarjes, Shehi ka shkuar në komisariatin e qytetit për të firmosur disa dokumente mbi një detyrim të mëparshëm.

Kur u kthye dhe ka parë ambulancën, që e kishte njoftuar gruaja e tij pas dëmtimeve të marra, Shehi është irrituar.

Ai ka marrë një thikë që ndodhej në kuzhinë dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Dëshmitarët kanë njoftuar karabinierët, të cilët kanë arrestuar 40 vjeçarin.

Ai tashmë ndodhet në burg dhe mbi të rëndon akuza për “veprime persekutuese”.