Në tryezën e darkës së fundvitit nuk mund të mungojnë pijet alkoolike.
Mirëpo, teprimi me alkool mund të shkaktojë incidente.
Kështu, mbrëmjen e djeshme mbi 100 qytetarë i janë drejtuar urgjencës së QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar.
Megjithatë, nuk raportohet për ndonjë rast me pasojë vdekjen.
Top channel raporton se në shërbimet e urgjencave si ato të kardiologjisë, kirurgjisë, djegie plastike janë ngritur stafe të posaçme me mjek dhe infermiere në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore për këdo që të ketë nevojë.
Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se ndërrimi i viteve ka kaluar pa incidente të rënda.