Aleksandër Murataj ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Sipas “Dosja.al”, nën masa të rrepta sigurie, Aleksandri do t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij.
Mediat raportuan një ditë më parë, se Aleksandri nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e të atit.
Aleksandër Murataj ndodhet në burg për grabitjen e parë në Rinas.
Ai nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e Admir Muratajt, i cili u vra nga policia pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit më 9 prill të këtij viti.
Refuzimi i kërkesës së tij, solli rebelimin e miqve të Aleksandrit brenda ambjenteve të burgut 313.
Aleksandër Murataj është pjesë e grupit të grabitësve të dënuar me 107 vite burg.