Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj, i njohur si “koka” e grabitjes në Rinas më 9 prill.
Së fundmi, babai i dy vëllezëve, ka ndërruar jetë.
Mirëpo, kërkesa e Aleksandër Murataj për të marrë pjesë në varrim është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Po ashtu, Aleksandit nuk i është lejuar të shkojë as në varrimin e Admirit, i cili u gjend i vrarë pak kilometra larg aeroportit, pas grabitjes së 9 prillit.
Aleksandër Murataj u dënua me 16 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, paraditen e 9 shkurtit të 2017.