Ditën e sotme Komiteti Kombëtar i Rindërtimit po zhvillon mbledhjen e tretë.
Ministri Bledi Çuçi bëri publik bilancin e deritanishëm, për dëmet e shkaktuara dhe strehimin e të prekurve.
Shifrat nga Emergjencat
3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë
Familjet përfituese të qirasë
Në Durrës 1310 familje
Në Shijak 1187
Në Tiranë 2274
Në Vorë 499
Në Kavajë 176
Në Kamëz 270
Në Lezhë 610
Meremetimet
887 leje në Tiranë
12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)
Shëndetësia
8 pacientë janë të shtruar te Trauma
3 janë dërguar për specializim jashtë vendit
Arsimi
53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan
Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla
14 në Tiranë
7 në Lezhë
28 shkolla janë meremetuar në Durrës
Kryeminsitri Edi Rama ndërkohë bëri me dije se brenda vitit të ri 2021, askush nuk do ta kalojë vitin e ri në çadër.
Sipas tij, objektivi i parë është transferimi nëpër shtëpi që në fillim të pranverës, i atyre që jetojnë në çadra.
Përsa i përket lagjeve të reja Rama tha se brenda 5-6 muajve, duhet të jenë në kantier.
“Objektivi është që brenda 2020, të gjitha ata që jetojnë në fshat, që për arsye legjitime nuk janë spostuar në zonat urbane, dhe thjesht kanë kërkuar një çadër duhet të futen në shtëpinë e tyre të re. Asnjë nuk do ta lëmë të kalojë vitin e ri 2021 në çadër, ky është objektivi i parë. Besoj se ne do të jemi gati, që me fillimin e pranverës, maksimalisht marsin, të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat nga çadrat në shtëpitë e reja. Spitalet, shkollat duhet të riparohen brenda disa muajsh. Lagjet e reja, ambicia është se brenda 5-6 mujorit të parë t’i kemi në kantier, kjo kërkon shumë kohë, sepse kërkohet ndërhyrja masive. Pika tjetër lidhet me donacionet, sepse u përmend donacionet e vogla. Në këtë rast meritojnë vlerësimin më të madh, sepse kanë ndarë diçka nga buxheti i tyre familjar për rindërtimin. Duhet filluar meremetimi për pallatet e banimit, por më një ekzigjencë për të rregulluar eurokodet, ky është meremetim që bëhet me shpenzimet e vetë kompanive. Për famijet e varfëra, apo shtresën e mesme, që ka humbur shtëpinë nga tërmeti ne u garantojmë kushte më të mira nga ato që kishin. Tërmeti ka goditur familjet e varfra dhe familjet me të ardhura modeste. Spitalit i Laçit, një godinë tani e amortizuar do të jetë më cilësore, më e sigurt, më dinjtoze, sepse do të ndërtohet nga e para dhe do të garantohen kushte shumë më të miria se ato që ishin më parë”, tha kryeministri Edi Rama.