Skip to content
Të Gjitha

Kaçavidë, litar dhe doreza brenda çantës së tenisit\Shqiptari kapet në kopshtin e vilës që do grabiste

· 1 min lexim

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap duke shëtitur në kopshtin e një vile me qëllim vjedhjen e saj.

Mbi 25-vjeçarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende , rëndon akuza “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Nga kontrolli që iu bë, policia sekuestroi në çantën e tij një sërë mjetesh për vjedhje, si: tela, prerëse teli, litar, doreza, çelësa.

Ai i kishte fshehur ato në këllëfin e një rakete tenisi.

Tashmë shqiptari i arrestuar në kuadër të operacionit “Krishtlindje e sigurtë” ndodhet në komisarit në pritje për të dalë para gjykatës.