Gazetari Blendi Fevziu ka qenë sonte i ftuar në ‘Mos i fol shoferit’.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për gjendjen pas tërmetit të 26 nëntorit.
Fevziu akuzon shtetin se po bën çdo gjë gabim.
Për më tepër, ai shton se shumë persona duhet të dënohen për pasojat e këtij tërmeti.
“blendi Fevziu: Njeriu atë shtëpinë e ka garanci se mendon qe do e shesi për tu kuruar, për të shkolluar fëmijët dhe papritur nga babzia e disa ndërtuesve ato u kthyen në shuka letrash dhe aty kupton që gjithçka që t’i ke siguruar në jetë për 5, 10 vjet gjithë kursimi i jetës tënde që është derdhur në atë shtëpi, befas u mbush me plasaritje si pasojë e një babëzie.
Rudina Dembacaj: A duhet të dënohet dikush?
Blendi Fevziu: Në mënyrë absolute, duhet të dënohet më shumë se sa dikush. Nëse ky shtet do donte të ishte serioz, historia e parë ishin 5 hotelet që u shembën, ishin me letra të parregullta. Shteti është gabim në çdo gjë.”
Po ashtu ai rrëfeu edhe se si e kishte përjetuar tërmetin:
“Nuk jam panikaxhi. E di se njeriu rrezikun mund ta ndeshë dhe mund ta përballë edhe në mes të rrugës edhe në mes të ditës dhe jo në vënde që janë të frikshme, punë sekondash mund të bësh një aksident. Mund të jesh nisur për diku në avion dhe nuk e përcakton dot rrezikun që mund të ndodhë.”
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima e la mijëra të pastrehë.