Fiks Fare ka denoncuar mbrëmjen e së martës Policinë e Lushnjes, e cila nuk i ka marrë denoncimin një qytetari.
Foto Papa, qytetar nga Lushnja, donte të denonconte veprimet e një fqinji që ishte duke kryer punime të jashtëligjshme.
Këto punime i cenonin edhe pronën, një e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta.
Pasi Papa e denoncoi, mbi fqinjin u rregjistrua një procedim penal.
Prokuroria vendosi që punimet të ndërpriten deri në një vendimmarrje të grupit hetimor.
Pasi çështja ra në qetësi fqinji filloi sërish punimet.
Papa iu drejtua përsëri Policisë së Lushnjes, për të denoncuar këto probleme.
Mirëpo policët nuk i merrnin kallëzimin.
Gjatë bisedës polici i informacionit i drejtohet qytetarit që nuk ia merr denoncimin pasi është në dijeni të ankesës së qytetarit.
Madje ai shprehet se “Ti edhe mund të vrasësh, dorën nuk ta mbaj unë, ose edhe unë mund të vras dorën nuk ma mban ti. Por denoncimin unë nuk ta marrë “.
Më pas me ndërhyrjen e gazetarëve dhe avokates policia i mori deponimet.
Pasi morën vesh për praninë e gazetarëve ka ndryshuar edhe sjellja e policisë, ku në zyrën e informacionit ka ardhur shefi i rendit, duke u përpjekur të zbusë situatën, teksa është shprehur se qytetari kishte bërë denoncimin më parë dhe se se ky denoncim kishte vajtur në prokurori nëse qytetari kishte të tjera materiale shtesë t’i paraqiste.
Mirëpo,sipas avokates nuk është kompetencë e policisë të klasifikojë veprat penale , por e prokurorisë.
Pas këmbënguljes së avokates dëshmia e qytetarit është marrë nga policia.
Më poshtë mund të lexoni bisedën e plotë
Polici – Bashkë jeni?
Fiksi – Po
Polici – Për këtë zotërinë, kemi sallën të bëj kallëzimin.
Fiksi – Të lutem më fal zotërinë nëse është problem vetëm na thoni nuk e marrë
Polici – Çfarë problemi ke?
Fiksi – Kam problem se ti nuk i merr denoncimin. Nëse nuk e zgjidh komisariati më thuaj kaq
Polici – Unë nuk ta marrë
Fiksi – Nuk e zgjidhë dot?
Polici – Unë e kam marrë katër herë sallën për atë zotërinë, sa për dijeni e kam marrë katër herë
Fiksi – Edhe salla thotë jo, nuk marrë denoncim?
Polici – Ore ti zotni unë e kam marrë katër herë sallën, ky problem dihet. Është problem kaq di unë. Ti edhe mundet të vrasësh nuk mundet ta mbaj dorën unë.
Fiksi – Ky po të vjen parandalon një konflikt
Polici – Atë punë vazhdo bëje
Fiksi – Zotëri je përfaqësues i shtetit mos më thua bëje. Më thua ti përfaqësues me uniformë bëje?!
Polici – Po unë dorën nuk ta mbaj ty as ti dorën mua për të vra.
Fiksi – Ti si komisariat do ta marrësh se s’bën denoncimin e ke me ligj
Polici – Unë nuk i marrë denoncim zotërisë, unë jo si person. Sallën operative unë e kam marrë katër herë sa për dijeni
Pas ndërhyrjes së avokates, policia merr denoncimin
Avokatja – Unë të thashë do të vij me skuadër gazetarësh
Shefi i rendit – Hajde të sqaroj
Avokatja – Jo më sqaro këtu, ti i ke thënë zotërisë se çështja është në prokurori
Shefi i rendit – Po
Avokatja – Ky nuk po të vjen për të njëjtën çështje. Ky po vjen sot të thotë ty që në denoncimin që ka qenë atëherë, ky ka bërë denoncim për cenim prone dhe e dyta si dhunues edhe e ka goditur fizikisht.Tani po vjen të thotë ty se megjithëse çështja është në prokurori.Më sqaro këtu, ti i ke thënë zotërisë që çështja është në prokurori.
Shefi i rendit – Po
Avokatja – Ky zotëria po i bëhen punimet tek shtëpia e tij
Shefi i rendit – Po
Avokatja – Për këtë ka ardhur sot këtu, ti si polici nuk e ndan dot është për ty a është për prokurorin. Ti ke për detyrë të marrësh denoncimin e qytetarit sipas ligjit dhe ta përcjellësh brenda 72 orësh në prokurori.
Shefi i rendit – Unë jam punonjës i shtetit dhe po të sqaroj
Avokatja – Po, pra
Shefi i rendit – Unë mora takim me atë zotërinë dhe e mora në zyrë. I thashë çfarë problemi ke? Më tha kam në lidhje me filanin me shtëpinë, më tha ai po bën punime
Avokatja – Po, po
Shefi i rendit – Për sa i përket cenimit të pronës të zotërisë tuaj
Avokatja – Po, po
Shefi i rendit – Që ka zënë qytetari, materialet kanë kaluar në prokurori. Ke materiale shtesë për t’ja shtuar. Të vij të më thotë të vij të ma thotë ai.
Avokatja – Po, po. Po pikërisht, pikërisht këtu e bën gabimin ti , ti nuk je që e ndan janë materiale shtesë apo jo. Ti vetëm përcjell kallëzimin në prokurori.
Shefi i rendit – Njofto inspektorin e krimeve t’i marrë kallëzimin
Avokatja – Ti a e ke parë si polici që ai zotëria që vazhdon e bën punime atje.
Shefi i rendit – Vetë personalisht unë nuk kam… Hajde zotëri të më japësh kallëzimin
Avokatja – Merri denoncimin tani
Shefi i rendit – Detyrimisht tani, hajde zotëri, hajde brenda!