Karabinierët e Trentos kanë vënë në pranga 3 shqiptarë, një grua dhe dy meshkujt, respektivisht 28, 31 dhe 26 vjeç.
Ata janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh në zonën e Trento.
Nuk përjashtohet mundësia që shqiptarët të kenë bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët mund të jenë arratisur gjatë operacionit të policisë.
Qendra e bandës ishte një apartament në Martignano.
Brenda apartamentit, u gjetën bizhuteri të ndryshme prej ari, me peshë prej 1kg, 1000 euro, 7000 franga zviceriane dhe pajisje të shumta për thyerjen e dyerve.
Shqiptarët e kishin pajisur apartamentin me kamera, ndërsa efektivët pritë që të dilte njëri prej tyre, për t’u futur në aksion.
Prokurët kanë sekuestruar telefonat e shqiptarëve, për të zbuluar nëse kanë apo ja bashkëpunëtorë të tjerë.