Një banesë u grabit gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Terihat të Dropullit në Gjirokastër.
Mësohet se autorët arritën të merrnin një shumë prej 15 mijë eurosh.
Banesa i përkiste shtetasit Vasil Basho, i cili ishte emigrant në Greqi.
Në momentin e grabitjes, në shtëpi ndodheshin vetëm dy të moshuara mbi 80 vjeç.
Pasi i mbyllën në dhomë, autorët morën shumën e parave dhe u larguan.
“I mbyllën gojën, i vunë pistoletën në kokë dhe i hodhën në krevat. Pastaj mbyllën dritaren dhe dhomën duke i lënë brenda. Grabitësit flisnin shqip dhe greqisht. Leftatë, ku i ke leftatë, i thonin nënës”, shprehet vajza e njërës prej të moshuarave për “Abcnews”.