Vizita e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të Samitit të tretë të “Minishengenit Ballkanik” është pritur me protesta.
Aktivistët e shoqatës “Dielli lind në perëndim”, po protestojnë prej orës 09:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas iniciatorit Aulon Kalaja, protestuesit e shohin “Minishengenin Ballkanik”, si një Jugosllavit të re.
“Ne kundërshtojmë Minishengenin Ballkanik që është projekti i një Jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na con turravrap drejt rilindjes” , u shpreh aktivisti.
Ndërkohë disa nga thirrjet e protestuesve janë “Kosova zemra e Shqipërisë”, “Edvin tradhtar”, “Turp, turp, turp”.
Kujtojmë këtu se edhe gjatë ditës së djeshme, dega e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, protestoi kundër vizitës së Vuçiç.