Sot në vendin tonë zhvillohet Samiti i tretë i Mini-Shengenit Ballkanik.
Në kuadër të këtij takimi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev, kanë mbërritur pasditen e sotme në Tiranë.
Ardhja e tyre ka shkaktuar trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të shtimit të masave të sigurisë.
Dy takimet e mëparshëm janë zhvilluar në Novisad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë.
Tashmë do të jetë Rama ai që do të mirëpresë liderët ballkanikë në Samitin trepalësh mes tre vendeve ballkanike.
Nga ana tjetër Kosova, e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim, me arsyetimin se Serbia nuk pranon masakrën e Reçakut.