Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ishte këtë të mërkurë i ftuar në studion e ‘Opinion’.
Ai ka bërë deklarata të forta, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e biznesmenti Italian, Francesco Becchetti.
Becchettin, ka qenë pronari i Agon Channel, i cili u mbyll pas akuzave për pastrim parash.
Sipas tij Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë dollarë për Becchetin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Pjesë nga deklaratat
Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë dollarë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptar për Bechetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur …e dini këtë apo jo …110 milionë…po gjoba që do i vij Shqipërisë
Blendi Fevziu: Përse me mesazhet…jo se dija këtë?
Arben Malaj: Ti jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij …mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…
Blendi Fevzu: Këto mesazhet janë përdorur si argument thoni ju
Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga politikan është menjëherë i fituar… Po këta janë kalamaq janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.
Arben Malaj u shkarkua sot nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë me vendim të Kuvendit.