Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me paketën “Anti-shpifje” në një intervistë për “Nova Media”.
Ajo ka akuzuar Ramën se po përdor këtë paketë për t’iu mbyllur gojën jo vetëm portaleve antiqeveritare, por edhe qytetarëve.
“Jeta osh qef. A e dini ju se pse akuzohet JOQ në Shqipëri? JOQ është një nga websitet online e cila është më antipolitikë, antiqeveri, që shan të gjithë politikanët. Që në momentin që ne kemi vendosur të jemi njerëz publik kemi marrë përsipër t’u japim të drejtën qytetarëve , gazetarëve, portaleve që të na gjykojnë. Është tjetër gjë kur shpif dhe ti për shpifje shkon në burg edhe është tjetër gjë kur ti i ke lënë të drejtën që të bëjë batuta. A e dini ju që Edi Rama e ka akuzuar JOQ për terrorizëm? Cili është terrorizmi që ka bërë JOQ? Joq është marrë me dhi me dele. Apo Brryli Brodway, apo DNSH etj. E mbyll dot sarkazmin e qytetarëve,. e mbyll dot gojën e qytetarëve? Kurrë!”
Megjithatë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është shrehur se kryeministri nuk do mundet dot të ndalojë sarkazmën dhe fjalën e lirë të qytetarëve.
“Dhe tashmë vjen kulmi te liria e shprehjes. Jo vetëm fjala e portaleve sepse Rama kërkon ta bastardojë thjesht në portale apo thjesht në media online te cilat nuk kanë transparencën, nuk kanë çelësat e të tjera kështu me radhë. Problemi është te liria e shprehjes së qytetarëve. Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do tu mbyllen dhe sytë. Sepse portalet ai nuk po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live sesi Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. “
Paketa “Anti-shpifje” u miratua, pas një seance maratonë dhe një sërë reagimesh.