Pas shumë orësh, në një seancë maratonë, paketa “Anti-shpifje” është miratuar.
82 deputetë votuan pro, 13 kundër , 5 abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim.
Ky ligj do i kalojë Presidentit, Ilir Meta, i cili do vendosë nëse do e dekretojë opo do e rikthejë për rishqyrtim në Parlament.
Me paketën e re, AMA merr kompetenca për gjobitjen dhe mbylljen e mdiave online nëse gjykon se kanë publikuar lajme të rreme.
Vetë gazetarët nuk kanë qenë dakord me këtë vendim, por kryeministri Rama qendron i vendosur për të luftuar shpifjen në media.