Skip to content
Të Gjitha

Marku përplaset me deputetin e PS në emision: Ta hodha shishen kokës, mos ha m*t po të them

· 3 min lexim

Debati i mbrëmjes së djeshme në “Opinion” prodhoi tensione të forta.

Protagonistë u bënë deputeti socialist Musa Ulqini dhe pedagogu i gazetarisë Mark Marku.

Temë diskutimi ishte paketa “Anti-shpifje” e propozuar nga qeveria.

Marku për një moment e humbi kontrollin dhe filloi të ofendonte të ftuarit në panel.

Debati më i ashpër u zhvillua me Ulqinin, i cili i tha Markut se nuk do të donte të kishte firmën e tij në diplomën e djalit.

Pedagogu ndërkohë paralajmëroi të ftuarit në panel se do t’i godiste me shishe nëse nuk e linin të fliste.

Debati

Mark Marku: Musa të dëgjova 20 minuta…më duket sikur po dëgjon Radio Tiranën para nja 50 vjetëve…emisioni i lajmeve…partia po bën këtë po bën atë…

Musa Ulqini: Ke ardhur në komision dhe ke përdorur terma dhe unë të kam thënë një gjë …

 Mark Marku: Se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju

 Musa Ulqini: Respekto…je profesor ….në po shpreh vullnetin e atyre që më kanë votuar

Mark Marku: S’jam profesor

Musa Ulqini: Unë jam njeri i votuar Marku …Ty nuk e di kush të ka votuar dhe flas në emër të atyre që më kanë votuar. Në emër të atyre qytetarëve që i nxorët ju  në mes të natës …ti me shokët e tu i nxore në mes të natës. Në emër të atyre flas… Di vetëm një gjë Marku ta garantoj që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij  firmën tënde sepse nuk flitet siç flet ti nuk fyet siç fyen ti.

Mark Marku: Ti do shkollën e marksizëm-leninizëm… Do ta çosh të shkolla e partisë

 Musa Ulqini: fëmijët e mi janë të shkëlqyer

Mark Marku: O Musa të lutem mos më ndërhy

Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj

Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të   flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaroj

Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë

Mark Marku: Më lini pra të flas

Blendi Fevziu: Dakord po thuaje

Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua

Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë

Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë

Blendi Fevziu: këtë po të them fol

 Mark Marku: Tani më lini të flas

Blendi Fevziu: Këtë po të them fol

Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë

Musa Ulqini: Na ke sha boll

Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them

Elira Kokona: Kjo është vepër penale

Mark Marku: Mos ha m*t më po të them… Kaq po ju them mos hani m*t më mos ndërhyni kaq po them…