Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Dukagjinit.
Një efektiv i RENEA-s ka rënë në greminë, pak momente më parë.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në malin e Zorgjit, një zonë kjo shumë e thyer.
Sipas “Faxweb” efektivi i plagosur është Bledar Beluli.
Ky i fundit po ngjitej për një shëtitje në mal, kur ndodhi incidenti.
Ndërkohë është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri për të shpëtuar efektivin, i cili ka dëmtuar këmbët.