Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka paditur në Strasburg, Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Parlamentin, për shkarkimin nga detyra.
“Shqiptarja.com” shkruan , se padia është regjistruar më 22 nëntor .
Ardian Fullani pretendon se me shkarkimin e tij është shkelur nëni 8 i Konventës, për rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin për demtimin e reputacionit të tij.
Gjykata e Strasburgut ndërkohë i ka drejtuar 3 pyetje qeverisë për këtë padi.
E para lidhet me pretendimet e Fullanit, se është viktimë e shkeljes së Kushtetutës.
E dyta lidhet me shterimin e mjeteve juridike nga ish-guevernatori dhe e treta lidhet me faktin, nëse është shkelur apo jo neni 8 i Konventës për të Drejtat e Njeriut.
Pyetjet:
1. Në lidhje me gjetjet e gjykatave vendase, aplikanti mund të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje të Konventës në kuptimin e nenit 34 (shih, për shembull, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828 / 06, 259-62, ECHR 2012 (ekstrakte), dhe Konstantin Markin kundër Rusisë [GC], nr 30078/06, § 82, KEDNJ 2012 (ekstrakte)?
- A i ka shteruar aplikanti të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?
Në veçanti, kërkuesi kërkohej të paraqiste një ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me nenin 131 (f) të Kushtetutës dhe nenet 71, 71 / a, 76 dhe dispozitat e tjera përkatëse të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar me ligj . nr. 99/2016?
- Pa cënuar pyetjet nr. 1 dhe 2, ka pasur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?”
Kujtojmë këtu se në 2014-ën, Banka e Shqipërisë u përfshi nga një skandal, ku në bilancet e saj mungonin 713 milion lekë të reja.
Prokuroria kërkoi 5 vite burg për ish-Guvernatorin, Ardian Fullani, por gjykata e la të lirë.
Fajtor të vetëm për zhdukjen e milionave u shpallën ish-punonjësit e Thesarit, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, me 13 dhe 10 vite burg përkatësisht.
Më pas u dënua me dy vite burg edhe kryeinspektorja e Thesarit, Elivar Golemi.
Fullani përveç pafajësisë, mori edhe 56 paga dëmshpërblim, me vlerë 42 milion lekë të reja.