Nga sot një hapësirë e re në kryeqytet është gati për të mirëpritur qytetarët dhe e kemi fjalën për Kalanë e vjetër të Tiranës.
Në një mjedis argëtimi prej 1800 metrash katrorë janë të vendosur suveniresh, që promovojnë trashëgiminë kulturore, mozaikë e restorante tradicionale.
![]()
“Kalaja e Tiranës do të shërbejë si një mjedis bashkëjetese midis të vjetrës dhe të resë, mjedis kulinarie, artizanati, orientim shijesh, arti, mode”, u njoftua pak javë më parë në zyrtare të kësaj hapësire në Instagram.
Kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vizitoi mjediset e rehabilituara të Kalasë.
![]()
“Jam i bindur se kjo do të jetë një histori suksesi, jo vetëm për të gjithë ne që jemi në Tiranë, dhe që do ta shijojmë, por për shumë turistë. Jam i sigurt se do të kthehet në një destinacion, do të jetë ndoshta një nga vendet më të vizituara”, deklaroi Veliaj.
![]()
Ky ambient është ndërtuar si një risi mes të vjetrës dhe të të resë, për të promovuar vlerat, traditën, artin, arkivat e ndryshme, kostumografinë, folklorin, vallen, veglat muzikore, kurset e ndryshme deri te tezgjahu.
![]()
Për ta bërë më të aksesueshme kalanë do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim të këmbësorëve, që do të lidhë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”.
![]()
                                





