Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme bonusin e qirasë për 660 familje, që kanë aplikuar.
Njoftimi është bërë nga Zyra e Menaxhimit të Pasojave.
Mësohet se vlera e qirasë, do të jetë në varësi të numrit të pjesëtarëve të familjes, tipit të banesës dhe nivelit mesatar të çmimeve në treg.
Dokumentat që duhet të dorëzoni pranë Bashkisë së Durrësit për të përfituar qiranë janë:
1)Vërtetimi nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;
2)Akt Konstatimi nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);
3) Çertifikata familjare
4)Të dhënat e llogarisë bankare.
Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë bashkisë dhe më pas duhet të plotësojnë formularin e applikimit.
Aktualisht në Tiranë janë aprovuar 922 bonuse qiraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri më tani 5 familje janë akomoduar në banesa.