Disa banorë në Durrës, kanë shprehur ankesa, se nuk janë pajisur me ndihma.
Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho, ka sqaruar të gjitha kaosin e krijuar në një nga pikat e qytetit.
Braho u shpreh për “Balkanweb”, se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga shpallja e gjendjes së emergjencës.
Më tej ai shtoi se qendra në fjalë, shërben për furnizimin e hoteleve, ku janë strehuar qytetarët e Durrësit.
Nënkryetari i bashkisë theksoi se ky urdhër ka ardhur nga qeveria dhe nuk do të ketë më ndihma në dorë.
“Kjo derë ka qenë e mbyllur që nga shpallja e emergjencës. Kjo pikë ka shërbyer për magazinim. Kjo pikë furnizon hotelet dhe pikat ku janë strehuar njerëzit. Këto duhet të shkojnë në bashki, bashkia merr masa që të akomodohen në hotel, bashkia më jep urdhërin dhe unë i përgatis. Duhet një orë e përpara që t’i lënë shtëpitë ku janë dhe të akomodohen nëpër hotele. Ky dokument shërben për t’u regjistruar në bashki, bashkia i merr dhe i çon nëpër hotele. Ndihmat në dorë nuk jepen më, ky është vendimi i qeverisë. Hapi i parë të garantojnë kokën, ushqimi dhe mjeku garantohet në hotel”, tha ai.