Shqipëria është e mbërthyer nga ankthi dhe lotët për viktimat e tërmetit dhe për ata që ndodhen ende nën rrënojë.
Bilanci i deritanishëm është 26 vikitma, ndërsa numri i të plagosurve sa vjen e rritet.
I gjithë shteti është pozicionuar në Durrës e Thumanë, të cilat ishin edhe zonat më të prekura.
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm mblodhi kabinetin dhe shpalli gjendjen e emergjencës.
Gjithashtu dita e sotme do të jetë Zi Kombëtare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mbërritur në Shqipëri forca shpëtimi nga Kosova, Itali dhe Greqia.
Në rrënojat e katit të parë të një ndërtese të shëmbur në Thumanë dyshohet se ka ende persona të bllokuar.
Raportohet për një çift, si dhe për atë e bir.
Tërmeti i djeshëm ishte më i forti i 30 viteve të fundit në Shqipëri dhe nuk kurseu as fëmijët.