Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka pushuar masën e sigurisë “Arrest” me burg, për 4 anëtarë të grupit “Bajri”.
Bëhet fjalë për masat e lëshuara gjatë vitit 2018.
Kërkesa u bë nga avokati mbrojtës i Safet Bajrit, Asmer Bilalit, Ismet Idrizit dhe Ilir Bajrit, shkruan “Balkanweb”.
Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca për verifikimin e kushteve të për masën e sigurisë “Arrest me burg”, të vendosur më 20 nëntor.
Policia gjeti prova të reja për grupin “Bajri”, ku 5 anëtarë të bandës, kishin përfituar shuma të mëdha nëpërmjet kanosjes.
Gjithashtu “koka” e grupit, Enver Bajri, kishte punësuar në spitalin e Shkodrës, miken e tij nga Tirana me iniciale J.M.
Kjo e fundit merrte rrogën pa shkuar asnjë ditë në punë dhe gatë kontrollit në banesën e saj, policia gjeti 9 mijë euro.
Grupi “Bajri” u shkatërrua në 2018-ën, falë operacionit të koduar “Oaz”.