Ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçin.
Ky i fundit ishte zgjedhur nga presidenti Ilir Meta, si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Relatori Sokol Çomo e përcaktoi qartë, se Muçi është shkarkuar jo vetëm nga detyra e tij si prokuror, por edhe si gjyqtar i Kushtetueses.
Në vendimin përfundimtar të lexuar nga KPA thuhet: “Për këto arsye trupa gjykuese, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja b, e ligjit 84 të vitit 2016 për rivlerësimit e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendosi, ndryshimin e vendimit numër 58, datë, 1.8.2018 të KPK, dhe shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.”
Ndërkohë vetë Besnik Muçi nuk e ka njohur vendimin e KPA.
Ai është shprehur, se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për shkarkimin e tij.
Pas shkarkimit të Muçit, Gjykata Kushtetuese mbetet me 4 anëtarë.