Pesë persona humbën jetën, mes tyre një fëmijë dhe 30 të tjerë u plagosën, nga një aksident tragjik që ndodhi në Beograd, Serbi.
Mësohet se një tren u përplas me një autobus rreth orës 07:30 të kësaj të premteje.
Sipas raportimeve nga mediat vendase, 6 prej të plagosurve janë rëndë, ndërsa të gjithë u transportuan menjëherë në spital, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Ndër të plagosurit dyshohet se të paktën 10 janë të mitur, pasi autobusi i cili u nda më dysh, po transportonte edhe nxënës shkolle.
Ndërkohë vijon puna për kërkimin e pasagjerëve të tjerë që mund të ndodhen nën rrënojat e autobusit.
Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit të rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes.