Policia sekuestroi ditën e sotme 750 mijë euro pasuri, në pronësi të italianit Ferdinando Muolo, 55 vjeç.
Ky i fundit ishte pjesëtar i klanit mafioz napolitan, Camorra.
Muolo 17 vite më parë porositi vrasjen e kolegut të tij, Salvatore Ridosso, për një biznes që shkoi keq, shkruan ‘Top Channel’.
Më pas familja Ridosso pagoi 100 mijë euro për vrasjen e Luigi Muolo, vëllait të Ferdinandit.
Lufta bëhej për disa tavolina pokeri fitimprurëse dhe për një kompani materialesh mjekësore.
Ai që ndihmoi në zbardhjes e kësaj çështjeje ishte një i penduar i Camorras, i cili theu kodin mafioz.
Muolo u dënua me 12 vjet e 6 muaj burg dhe pasi doli nga burgu, rinisi biznesin në Shqipëri dhe kishte zgjedhur qytetin e Durrësit për të jetuar.
Italiani në Shqipëri kishte disa biznese, për prodhimin e medikamenteve dhe tregtimin e pajisjeve mjekësore.