Vendimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, është shtyrë.
Seanca e radhës do të mbahet më 7 nëntor, shkruan ‘Newsbomb’.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar që provat të paraqiten në formën e kërkuar.
Gjatë seancës së kaluar në KPA u paraqit një dokument i DSIK, ku thuhej se dy persona të lidhur me gjykatësin, ishin proceduar për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Në raport thuhet se personi i lidhur me Muçin është biznesmeni A.L., të cilit gjyqtari i kishte blerë një apartament dhe i detyrohej 21 mijë euro, gjatë periudhës së deklarimit të pasurive.
Ndërkohë personi i dytë i kishte shitur automjetin, të cilin Muçi e përdor edhe sot e kësaj dite.
Pasi u njoha me përgigjen rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillim procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi. Unë këtë e kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK. Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj”, u shpreh Muçi.