Skip to content
Të Gjitha

Motoçikleta përplaset me furgonin, drejtuesit e mjeteve dërgohen me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, në aksin Fier-Shegan.

Një furgon është përplasur me një motoçikletë, shkruan ‘Shqiptarja,com’.

Si pasojë e përplasjes, furgoni ka përfunduar në kanal.

Të plagosur kanë mbetur, 63-vjeçari Bujar Maçi, i cili ishte shoferi i furgonit dhe drejtuesi i motoçikletës Roland Liko.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku gjendja e drejtuesit të motorit paraqitet më e rëndë.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.