Gjykata i ka sekuestruar 12 milion euro pasur bosit shqiptar të trafikut të kokainë nga Amerika Latine dhe heroinës nga Turqia.
Fieraku Arjan Shanaj, u arresua në flagrancë më 20 qershor të 2017-ës, së bashku me grekun Thanasios Karatzounis, shkruan.
Ata u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë 800 mijë euro.
Autoritetet shqiptare ndërkohë sekusestruan 12 milion euro pasuri në emër të tij dhe familjarëve.
Greku dhe fieraku merreshin me merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.
Pasuritë e sekestruara përfshijnë:
3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
• 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
• 2 vila trekatëshe;
• 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
• 3 apartamente banimi;
• 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
• 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
• 20 000 euro në llogaritë bankare;
• Një automjet me vlerë 40 000 euro;
Në 2014-ën, fieraku është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi në makinën me të cilën udhëtonte u gjetën dy armë zjarri dhe një sasi fishekësh pa leje.
Gjithashtu në 2916-ën, Shanaj u shpall në kërkim për kanosjen dhe goditjen e një personi në Ishull Shëngjin.