Skip to content
Të Gjitha

I dënuar me 18 vite burg për vrasje, 55-vjeçari ekstradohet nga Greqia

· 1 min lexim

Një 55 vjeçar i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Greqia.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Kudret Shametaj.

Ky i fundit është dënuar me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë.

Shametaj është gjetur fajtor për vrasjen e shtetasit A.M.

Ai u arrestua nga autoritetet greke, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën.

 Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.