Skip to content
Të Gjitha

Kreu i PD-së në Fan të Mirditës rreh qytetarin, zbulohet shkaku

· 1 min lexim

Kreu i PD-së në Fan të Mirditës, Eduard Gjeta dhe vëllai i tij, kanë rrahur brutalisht një banor.

Sipas ‘Dosja.al’, pre e dhunës ka rënë Gëzim Shkurti.

Shkak për rrahjen është bërë fakti se Shkurti shkoi të votonte më 30 qershor.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në spitalin e Mirditës, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Shkurti ka marrë plagë të shumta në kokë.

Ai ka bërë kallëzimin në Policinë e Mirditës, e cila deri më tani nuk ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen.