Skip to content
Të Gjitha

Incidenti në tryezën e OSBE gjatë kohës kur po fliste Borchardt, anëtarja e PD ‘infiltrohet’ si protestuese e Astirit

· 1 min lexim

Ditën e sotme, tryeza e OSBE për Zhvillimin e Medias, ka nisur me një incident.

Katër protestuese të Astirit, janë futur brenda sallës ku po mbahej konferenca me pankarta në duar.

Ato kanë kërkuar largimin e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

Njëzëri vajzat kanë thirrur “Borchardt shame on you”.

Në pankartat që mbanin në dorë shkruhej: ‘Borchardt, shko në shtëpi dhe merre gishtin e tënd të mesit me vete’ dhe ‘Gishti i mesit nuk mund të na japë leksione për lirinë e mediave’.

Ambasadori ndërkohë ka injoruar thirrjet e tyre dhe ka vijuar me rendin e ditës.

‘Shqiptarja.com’ ka mësuar se njëra prej vajzave ishte edhe Enxhi Turtulli, anëtare e forumit të PD.

Kjo e fundit është mjaft aktive dhe në rrjetet sociale, ku shfaqet krah kreut të demokratëve, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu ajo ka qenë edhe pjesë e protestave të Astirit.