Shqipëria dhe Maqedonia e Veirut kanë marrë ftesë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euraziatik (EUU).
Ftesa ka ardhur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov.
Thirrja është bërë gjatë forumit Ekonomik Euroaziatik në Verona, fundjavën që shkoi.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, ka thënë mes të tjerash diplomati rus.
Më tej ai shtoi se vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE, mund të kenë më shumë benefite në EEU.
Pas dështimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë shtete evropiane dhe SHBA, ngritën alarmin, se në Ballkanin Perëndimor do të rritet ndikimi i palëve të treta, siç është edhe Rusia.