Skip to content
Të Gjitha

Vrau biznesmenin pas sherrit për kalin, zbardhet ‘dosja e zezë’ e vlonjatit të arrestuar në Durrës

· 1 min lexim

Ditën e sotme policia arrestoi në Durrës 34-vjeçarin nga Vlora, Eduard Xhezo.

Ky i fundit është një person me precedentë të shumtë penalë dhe kërkohej për plagosjen e biznesmenit, Arben Beqiraj, djalit dhe kushëririt të tij.

Si pasojë e plumbave të marrë, biznesmeni ndërroi jetë.

Ngjarja u regjistrua në gusht të këtij viti në zonën e ‘Plazhit të Vjetër” në Vlorë.

Beqiraj u qëllua në lokalin e tij nga Xhezo dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Krimi ndodhi në momentin kur plazhi ishte plotë me pushues.

Xhezo kishte pasur më parë një konflikt me biznesmenin dhe djalin e tij dhe më pas u kthye për t’u hakmarrë.

Shkak për konfliktin u bë kalimi me kalë i 34-vjeçarit, përpara lokalit të biznesmenit.

Pasi bënë fjalë, Xhezo u kthye me automatik në dorë dhe qëlloi drejt tij.

I riu është dënuar më parë me 9 vjet e 4 muaj për “Vrasje me dashje të dy apo më shumë personave, të mbetur në tentativë”.

Asokohe ai ishte tregtar zarzavatesh dhe u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.