Skip to content
Të Gjitha

Vranë 42-vjeçarin për pazare droge, Gjykata e Korçës zbardh dënimet për dy të akuzuarit

· 1 min lexim

Gjykata e Korçës ka dënuar me 17 vite burg Spiro Xholin dhe me 14 vite David Myrten.

Ata janë autorë të vrasjes me mjete të forta, të 42-vjeçarit Zarif Alliu në fshatin Braçanj të Devollit, shkruan ‘Balkanweb’.

Ngjarja është regjistruar në mars të vitit 2017 dhe shkak për vrasjen është bërë prishja e pazareve të drogës.

Mësohet se autori i kishte 12 mijë euro borxh viktimës, për transportin e drogës nga kufiri i gjelbër.

Konflikti mes tyre u agravua dhe përfundoi me vrasjen e Alliut më 18 mars.

Ky i fundit u godit me mjete të forta, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Të plagosur mbetën edhe shtetasit Daniel Tole dhe Mendar Burnazi.

Gjatë veprimeve procedurale për njohje, Tole ka njohur Myrten, i cili është arrestuar më pas nga policia.