Skip to content
Të Gjitha

Maskohej si shtetas kosovar, kush është kreu i bandës me miliona euro pasuri që mbushi Europën me kokainë

· 1 min lexim

Policia njoftoi ditën e sotme se ka sekuestruar 3 milion euro pasuri, që i përkisnin shqiptarëve të arrestuar në qershor në Danimarkë.

‘Dosja.al’ shkruan, se kreu i grupi është Jetmir Kastrati, ose i njohur ndryshe edhe Sokol Krasniqi, për shkak të pasaportës së tij kosovare.

Grupi i drejtuar nga Kastrati vepronte në Danimarkë, Suedi, Shqipëri, Belgjikë, Gjermani dhe vende të ndryshme të Euopës.

Kastrati e merrte dorgën nga Kolumbia dhe Ekuadori.

Paratë e përfituar nga aktiviteti kriminal, investoheshin në Shqipëri dhe ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tij.

Të arrestuarit e tjerë janë Dëfrim Eçi, Armando Duçaj dhe Eri Pelinku.

Pjesë e grupit në rolin e administruesit të pasurisë, ishte kunati i Kastratit, Astrit Beqiri.

Ky i fundit rezulton të jetë pronar i pasurive të sekuestruar më 26 qershor të këtij viti, rreth 200 mijë euro, makina të shtrenjta, 10 milion lek dhe 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.

E gjithë pasuria dyshohet se ka rrjedhur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike.