Skip to content
Të Gjitha

U bë virale me ‘korporatën’, deputetja u shmanget gazetarëve: Asgjë nuk ka ndodhur

· 1 min lexim

Fjalimi i deputetes, Majlinda Halilaj javën e shkuar në Parlament u bë viral.

Shkak u bë shqiptimi i gabuar disa fjalëve nga ana e saj, ndër të cilat edhe ‘korporata’, të cilën Halilaj e thoshte ‘kopërata’.

Edhe pse materialin e kishte të shkruar, deputetja sërish nuk arriti ta lexonte.

Ajo u justifikua nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehej se kishte pasur probleme me syrin.

Ndërkohë ditën e sotme ajo është përpjekur t’i shmanget gazetarëve, shkruan ‘Panorama’.

Me një veshje të zezë dhe duke folur në telefon, ajo tha se nuk kishte ndodhur asgjë, kur u pyet për fjalimin.

Në lidhje me shqetësimet e elektoratit, ajo deklaroi: “Probleme ka sa të duash”.