Gjykata e Apelit ka lënë të lirë 3 protestues të Astirit, që u arrestuan 18 ditë më parë.
Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda, ankimuan masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, shkruan ‘Balkanweb’.
Avokatët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, me argumentin se klientët kishin konsumuar të njëjtën vepër penale si protestuesit që janë lënë të lirë.
Në përfundim të seancës, Apeli vendosi që t’i lërë në ‘Arrest shtëpie’ protestuesit.
Me ndryshimet e reja në kodin penal, bllokimi i rrugës sanksionohet me burgim deri në 3 vjet.
Jashtë gjykatës ishin mbledhur shumë banorë të Astirit, të lidhur me zinxhirë, në formë proteste.
Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë sërish protesta për të mbrojtur shtëpitë e tyre.