Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për plagosje.
Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari me iniciale R.H, ka plagosur kushëririn me një mjet prerës.
Shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive pronësie.
I plagosur ka mbetur 36-vjeçari me iniciale K.H.
Ky i fundit ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtjeshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.