Skip to content
Të Gjitha

Nuk i dha dorën ambasadorit të OSBE/ Basha shmang Borchardt dhe mjaftohet me një ngritje dore

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti dje në selinë blu Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Tomas Greminger.

Ky i fundit ishte i shoqëruar nga delagacioni i tij, përfshi edhe ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Basha u shfaq i buzëqeshur me Greminger, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Borchardt.

Kreu i PD ka qëndruar gjithë kohën me shpinë nga ambasadori, shkruan ‘Panorama’ dhe në fund është mjaftuar vetëm me një ngritje dore.

Dy ditë më parë PD mbajti qëndrim të ashpër, për gjestin e Borchardt ndaj protestuesve të Astirit.

Kujtojmë këtu se ambasadori i OSBE, i ngriti gishtin e mesit banorëve të Astirit, gjatë kohës që po protestonin përpara Policisë së Tiranës.

Për këtë veprim, Borchardt ka kërkuar falje.

Basha injoron Borchard, i tregoi gishtin e mesit banoreve te Astirit on Vidnews.